E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 Maji, sot Greqia e paralizuar nga grevat dhe protestat

Greqia është e paralizuar sot nga greva 24 orëshe që kanë shpallur punëtorët e sindikatave të sektorit publik dhe privat. 

Sot cdo sektor do të mbyllë veprimtarinë, duke nisur që nag spitalet që do punojnë me personale të kufizuar, transporti publik me orar të kufizuar, trenat, anijet etj.
Përveç se janë mbyllur të gjithë sektorët, sot janë parashikuar edhe protesta të mëdha në qendër të Athinës nga sindikatat.

Protesta e sindikatave do të zhvillohet në orën 11 ndërsa sindikata e komunistëve në orën 10:30 në sheshin Sintagma. 

Ky 1 maj vjen në Greqi në kushtet kur vendi përpallet me papunësi që arrin rekordin 27%, me ulje pagash dhe zgjatje të orarit të punës për punonjësit, si pjesë e masave të kërkuara nga trojka për lëvrimin e ndihmës financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›