“Nuk janë shumë, u them jepni dorëheqjen”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, i cili tha gjatë takimit me kryetarët e degëve se, “Individë të caktuar, të cilët për hir të bizneseve të tyre kanë bashkëpunuar me kundërshtarin tonë, ata nuk kanë vend në mënyrë absolute në Partinë Demokratike. Ata të shkojnë tek partia e tyre e krimit. Se të flirtosh me partinë e krimit është krim ndaj opozitës. S’janë të shumtë, aq sa janë. Të tjerë, të tjerë, të cilët zemërimi, prish se jeni këtu. Zemërimi, nuk i lejoi të ngrihen mbi zemërimin e tyre dhe të gjejnë forca të angazhohen në betejën në fushatë elektorale”.
Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se, askush nuk mund të jetë mbi Kushtetutën e PD-së, të miratuar me votë nga anëtarësia.
Në fund të reagimit të tij, Salianji njofton edhe Foltoren e rradhës, këtë të dielë në qytetin e Lezhës.
“Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Të gjithë pjesëmarrësit në takimet e mia janë demokrat 24 karat. Meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje. Partia Demokratike ka nevojë për qartësi. Partia Demokratike ka nevojë të bëhet fituese. Këtë ja u ka borxh demokratëve, pas 13 vitesh opozitë. Kjo është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve që duan dhe presin rotacionin. Bashkimi i demokratëve dhe i gjithë opozitës rreth saj duhet të jetë përpjekja më serioze për ta bërë Partinë Demokratike fituese. Ky qëllim është i parashikuar qartë në statut dhe më përgjegjësi në rast humbjeje dhe privilegje në rast fitoreje. Kushtetuta e demokratëve nuk ka as “vetpërjashtime”. Do vazhdoj të përfaqësoj pa ndalim dhe me gjithë sa kam shqetësimin real të demokratëve! Vullnetin e tyre për bashkim, për dinjitet dhe për një Parti Demokratike fituese. Shihemi të Dielën në Lezhë“, shkruan Salianji në reagimin e tij.
“Çfarë, ti nuk dole dot mbi zemërimin tënd, kupton apo jo? Prandaj të lutem, merr një pauzë, qetësohu, je, mbetesh ti, po mendo njëherë, se nuk të ka borxh partia ty, edhe gabim po të ketë bërë, se unë nuk them se ka patur një drejtësi maksimale në, në, në përcaktimin e listave e të tjerë e të tjerë. Po dhe gabim, ti s’mund të reagojë kurrë me një indiferencë, sikur nuk po zhvillohet në një kohë kur ishte e gjithë, e gjithë anëtarësia jote në betejë. Edhe këta, aq sa janë, nuk janë shumë, u them që tani, jepni dorëheqje.
Në të mirën tuaj, nuk do zgjidhen në forume. Jo, nuk mund të zgjidhen. Sepse nuk dolët dot mbi zemërimin ju. Ndaj dhe kjo, kjo analizë, pra bëhet me qëllimin më të mirë, për të ripërtërirë forcat, për të ripërtërirë drejtimet në Partinë Demokratike. Por kjo nuk mund të bëhet, nuk mund të marri kurrë, nuk mund të marri kurrë karakterin që duam, në qoftë se ne nuk verifikojmë, identifikojmë çdo anëtar dhe anëtare të kësaj partie. Konstatoj një tendencë jo të favorshme ndaj primareve”.
Kështu do të shprehej ndër të tjera kreu i PD, Sali Berisha gjatë takimit me kryetarët e degëve në rrethe.
LEXO EDHE: Protesta e 24 Janarit/ Berisha mbledh kryetarët e degëve: 2026-a, viti i provës së madhe