Nuk ka gola në “Air Albania”, Shqipëria barazon me Serbinë

Kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në përballjen me Serbinë të zhvilluar në “Air Albania”, e vlefshme për kualifikueset e “Botërorit 2026”, Grupi K.
Një ndeshje emocionuese, me kuqezinjtë që mund të kishin bërë mrekullinë në fundin e pjesës së parë, atëherë kur Manaj kishte mundësinë të shënonte nga pika e bardhë, një penallti e fituar nga Hysaj. Por goditja e tij u prit nga portieri i përfaqësueses serbe, Petrovic.
Mundësitë për shënim nuk munguan deri në momentet e fundit të sfidës, me Bajramin dhe Dakun, të aktivizuar në pjesën e dytë, që ishin një rrezik konstant për mbrojtjen serbe.
Megjithatë, 90 minutat e ndeshjes së tretë në këto kualifikuese për kuqezinjtë sollën vetëm një pikë, 4 në total. Për Serbinë, në këtë ndeshje të parë, është pika e parë në grup.
Mbyllet sfida, Shqipëri-Serbi 0-0
86’ – Një sulm i rrezikshëm i formacionit kuqezi, në fillim Daku e më pas Ramadani nuk arrijnë të godasin si duhet në drejtim të portës kundërshtare.
72’ – Një aksion i bukur i kuqezinjve, me Dakun që ka nxjerrë në pozicion goditja Bajramin, por ky i fundit ka goditur mjaft lehtë, topi ka përfunduar në duart e portierit Petrovic.
57’ – Samardzic godet rrezikshëm portën e mbrojtur nga Strakosha.
53’ – Mitrovic provon me kokë, por reagimi i Strakoshës është i duhuri.
49’ – Një zbritje e rrezikshme nga Broja, por që nuk mbështetet deri në fund nga shokët e skuadrës, mbrojtja serbe largon rrezikun.
Nis pjesa e dytë…
Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Serbisë në barazim 0-0. Kuqezinjtë humbën një mundësi të artë me Manajn, i cili gaboi nga pika e bardhë.
45’ – Penallti për Shqipërinë, Hysaj është penguar në mënyrë të parregullt brenda zonës nga Samardzic, Manaj nga pika e bardhë gabon, goditja e tij është pritur nga Petrovic.
34’ – Laçi provon me të djathtën nga distanca, por është shumë qëndrore dhe e lehtë për portierin e serbëve, Petrovic.
30’ – Një zbritje e rrufeshme e Brojës, i cili përballet me ndërhyrjet e ashpra të mbrojtjes serbe, por për gjyqtarin e sfidës gjithçka është e rregullt.
20’ – Vlahovic provon me një goditje dënimi pranë zonës, por pa arritur të gjejë kuadratin e portës së mbrojtur nga Srakosha.
11’ – Mitaj provon me një gjuajtje të fortë nga distanca, Petrovic grushtoi me vështirësi topin.
6’ – Zivkoviç tenton nga distanca, Strakosha e dërgon në goditje këndi.
Ka nisur sfida në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Serbisë…
Shqipëria: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj. Trajner: Silvinjo
Serbia: Petroviç, Pavloviç, Milenkoviç, Erakoviç, Lukiç, N. Maksimoviç, A. Zivkoviç, Samarxhiç, Terziç, Vlahoviç, Mitroviç. Trajner: Stojkoviç