E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk ka mazhorancë pa PSD”, Doshi: Më parë bashkëpunon Rama me Berishën se sa unë me PD!

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, dhe kandidatët për deputet në qarkun Shkodër zhvilluan një takim në Pallatin e Sportit me elektoratin.

Socialdemokratët, tha ai, synojnë që në zgjedhjet e 11 majit, përveçse të sigurojnë grup parlamentar deputetësh, të jenë edhe forca politike që do të vendosë qeverinë e ardhshme.

“Nuk ka mazhorancë në Shqipëri pa PSD. Kanë dalë fjalë se do bashkëpunojmë me Berishën, por më parë bashkëpunon Rama me të se ne,” tha Tom Doshi.

Doshi, për gjendjen e vështirë ku ndodhet Shqipëria, fajësoi dy partitë e mëdha, PS dhe PD.

“Në 2013 Berisha la pushtetin si i korruptuar, edhe sot të vjen zor kur sheh gjysmën e qeverisë në burg,” u shpreh ai.

Tom Doshi tha se PSD parashikon që vetëm në Shkodër të marrë 3 mandate.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›