Nuk ka përpjekje serioze që Prizreni të jetë në UNESKO

Megjithëse ka potenciale të mjaftueshme për të qenë pjesë e UNESKO- s, ende nuk ka ndonjë përpjekje konkrete, që qyteti i lashtë i Prizrenit të jetë pjesë e kësaj organizate botërore të trashëgimisë kulturore.
Aktivistët e trashëgimisë kulturore në Prizren, raporton rtk, thonë se neglizhenca e institucioneve për të futur këtë qytet në UNESKO, po shpie drejt degradimit të elementeve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.
E institucionet lokale, thonë se për aq sa ekziston mundësia, po vazhdojnë të thonë që Prizreni të mos ngelet edhe shumë kohë jashtë UNESKO-s.
Drejtoria e Turizmit, ka realizuar edhe projektin për ndriçimin e Kalasë së qytetit, një prej objekteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Megjithëse aktivistët thonë se ky nuk është ndriçimi adekuat, Drejtori i Turizmit, Samir Hoxha bëri të ditur se një hap i tillë do të ndiqet edhe për objektet e tjera që do të garojnë me objektet tjera të rëndësishme në vendet fqinje.
Në listën botërore të UNESKO-s, me këmbënguljen e Serbisë, janë katër objekte të trashëgimisë kulturore: Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit, Kisha e Shën Premtes, ose e quajtur ndryshe Xhuma Xhamia dhe Manastiri i Graçanicës. Këto objekte janë përdorur politikisht nga shteti fqinj, deri në listimin e tyre në organizatën botërore të UNESKO-s./Indeksonline/