Nuk ka shpresë për Berishën/ LaCivita: Nuk loboj për të, tek Trump

Zgjati vetëm pak javë buzëqeshja dhe shpresa e demokrateve, se fushatuesi amerikan do të ndihmonte prane Donald Trump, per heqjen e non grates per Sali berishen. Deputete demokrate publikonin cdo dite foto te lacivites me Presidentin apo zevendes presidentin amerikan. por ishte vetë La Çivita, në një prononcim për Neë York Times, qe qartë pohon se nuk do të lobojë për Sali Berishën në Uashington.
“Unë nuk bëj lobim. Unë bëj fushata, dhe këtë po bëj, është shumë e drejtpërdrejtë. Është një bashkëpunim i natyrshëm, të mundësh një socialist që është peng dhe kukull i familjes Soros. Unë po eksportoj MAGA – pra, Bëje Shqipërinë të Madhe përsëri.”
Edhe keto qëndrime, te pakten deri tani, duket se janë bindje personale e LaCivita, dhe jo të administrates trump pavarësisht se në prezantimin në Tiranë, Berisha foli për të, si për një të besuar e të dërguar nga Presidenti Amerikan.
Dyshime nuk ka as Sali berisha, ose me sakte ka qene I qarte se te tjeret. Disa dite me pare ai pohoi se trump nuk ka kohe te merret me non graten e tij, pasi ka pune te tjera me te rendesishme. Te merkuren ne daljen e tij, ai pranoi se rolin e LaChivita në Shqipëri e ka patur të qartë që ditën e parë, kur u ulën të nënshkruajnë kontratën në zyrë.
Pas renies se tezes se lacivita po I heq non graten berishes, mbetet vetem nje pyetje e cila nuk po merr pergjigje: sa dhe kush ka paguar LaChivitan për ta sjellë në Shqipëri. Bashkë me të, në zyrën e Berishës ishte dhe Paul Manafort, ish-konsulent i Tramp në 2016, dënuar me 4 vite burg nga drejtësia amerikane, i faktuar si një ekspert në lobimet e huaja, pa kontrata dhe të paligjshme në Ukrainë./abcnews.al