E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

‘Lista e Primareve në PD, një farsë’/ Elezi: Sa kohë të jetë Berisha, nuk ka për të pasur rotacion në PD

Aktivisti politik Ibsen Elezi, i ftuar në ‘Tirana Live’ komentoi lidhur me gjendje parazgjedhore në Partinë Demokratike. Sipas tij, është krijuar besimi që vetëm Berisha mund të mundi Ramën, por sipas tij nuk është vetëm përgjegjësi e Berishës.

Sipas Elezit, njerëzit përreth Berishës janë pjesë e përgjegjësisë por ata shohin interesin për deputet dhe ecin me bindjen se do të ketë një cikël rotacioni.

“Njerëzit kanë krijuar një bindje që ky e mund Ramën dhe njerëzit gjithmonë fusin në analizë krahasimore. U duket më i fortë Berisha dhe mendojnë që është i vetmi person që do drejtoj PD dhe do mund Ramën. Berisha dhe vetë e ka pranuar që kjo është betejë që vazhdon 10 vjet, e vendosin vetë sa do jetë mandati dhe po të ketë rregulla nuk funksionon kjo. Nuk është vetëm përgjegjësi e Berishës, por edhe e njerëzve që shohin vetëm interesin për deputet. Këta ecin me idenë që do të ketë një cikël rotacioni.

Ata që janë rreth Berishës nuk e kuptojnë që janë pjesë e përgjegjësisë. Këta bërtasin kot, fryma është me besim dhe për besim duhet të jem 10 herë më shumë me ty korrekt. Këta 10 herë e humbasin besimin dhe thonë që herën e 11-të do krijojmë besimin. Nuk besoj se Basha e ka mashtruar  ndonjëherë Berishën. Vjen një moment që njerëzit ndahen dhe këtë duhet t’ja lëmë kohës sepse nuk ja vlen.”

/ abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›