E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka statistika t aborteve n klinika private

Raportimi i lindjeve, aborteve apo problemeve t tjera gjinekollogjike bhet vetem ne dy maternitet shteterore te Tiranes. Sigurisht qe ka raste dhe ne keto dy maternitete abuzohet me raportimin por ne pergjithesi raportimet behen. Ne klinikat private te liensuara raportimi per abortet apo probleme te tjera nuk behet ose nuk ka asnje zyre statistikash, dhe ne rastet e detyruara nuk shenohen te gjitha te dhenat. Kjo eshte nje nga arsyet kryesore te mos rregjistrimit te aborteve ne vendin tone.

Te gjitha keto raportime jane bere ne baze te nje studimi nga Insituti Shendetit Publik duke anketuar specialiste, paciente dhe punonjes te tjere gjithashtu dhe maternitetet shteterore publike dhe klinika private te licensuara.

Studimi mbi kete ka perfshire rreth 4 mije qytetare ku ka pasur si synim gjetjen e arsyeve se perse nuk shenohen abortet ne zyrat e statistikave te dhena per abortet.

Nje nga arsyet se perse mjeket nuk kryejne rregjistrimet e aborteve jane edhe ryshfetet. Grate per te mos qene pjesa e listes paguajne mjeket per mos rregjistrimin e tyre. Sipas studimit te ISHP-se vec mosrregjistrimit te ndergjegjshem nga ana e mjekeve gjinekologe, nje tjeter arsye eshte edhe mos njohja e rregullave ne lidhje me dukumentacionin raportues te aborteve.Sipas studimit per nen raportimin e aborteve` mjeket i drejtojne pacientet ne klinikat private, gje qe ul numrin e aborteve te kryera ne maternitetin shteteror.

Rreth 78 % e mjekeve ne sektorin publik dhe 30 % ne sketorin privat thane gjate studimit se grate japin dhurata apo bakshishe per sherbimin e abortit, madje duke u kerkuar mosrregjistrimin e tyre. Konkluzioni nga studimi arrin qe vetem ne dy maternitetet publike ekzistojne zyra rregjistrimi per statistika,ne te cilat raportohen skedat e aborteve.

Ndersa ne klinikat e tjera mjeket jane ne dijeni te skedes se abortit por nuk e perdorin ose nuk u inereson.Ngaqe dhe pjesa me e madhe i drejtojne pacientet ne klinika private ,kjo gje ul numrin e statistikave reale te aborteve.Sigurisht aparaturat ne klinikat private jane me te stofisikuara se ato ne maternitet publike. Edhe pse materniteti publik apo klinikat private qe ofrojne sherbimin per nderprerjen e shtatzanise ka nga ato gra qe drejtohen ne klinika private te palincesuara ose te pasigurta per shendetin e tyre.

Percaktim : Sipas ISHP-se eshte teper e veshtire te percaktohet numri sakte i mjekeve qe kryejne aborte privatisht.

Frika: Klinika private kane `frike` te raportojne shifrat e aborteve pasi ata mendojne se me rritjen e numrit te aborteve te rregjistruara do rriten edhe taksat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›