E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk kalon rezoluta per njohjen e Kosoves

Ne takimin ministror te Organizates se Konferences Islamike nuk eshte pranuar projektrezoluta e Arabise Saudite per njohjen e pavaresise se Kosoves. Keshtu ka deklaruar per B92 ministri serb i Puneve te Jashtme, Vuk Jeremic.Sipas tij, kjo rezolute eshte kundershtuar nga Siria, Egjipti, Azerbajxhani dhe disa shtete te tjera te Konferences. “Kemi arritur qe nepermjet amendamenteve – te cilat i kane parashtruar shtetet mike te Serbise brenda Organizates se Konferences Islamike – nga rezoluta e OKI-t te heqim apelin per njohjen e pavaresise se Kosoves dhe çfaredo reference qe lidhet ne shtetesine e Kosoves.”, ka perfunduar shefi i diplomacise serbe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›