Mbytet një 19-vjeçare në liqenin e Batllavës
Podujevë -Një vajzë e re, ka gjetur vdekjen pasi është mbytur në ujërat e liqenit të Batllavës. Pranvera Uka, 19-vjeç është mbytur dje në ujërat e liqenit. Ajo ishte nisur për të vizituar familjen e saj, por ka gjetur vdekjen. Ende nuk dihet se cilat janë rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet të kryhet autopsia.
Vajza 19-vjeçare ishte studente e Universitetit të Prishtinës në degën e Gjuhës angleze. Liqeni i Batllavës ndodhet midis Podujevës dhe Prishtinës, në pjesën lindore të tyre.
Vajza 19-vjeçare ishte studente e Universitetit të Prishtinës në degën e Gjuhës angleze. Liqeni i Batllavës ndodhet midis Podujevës dhe Prishtinës, në pjesën lindore të tyre.