E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk ke identitet, bëhesh i majtë dhe i djathtë sipas karriges”- Debati i ashpër mes Edi Ramës dhe Fatos Lubonjës disa vite më parë! Analisti: Ti je injorant

Një debat i zhvilluar vite më parë mes dy miqve, por që tashmë janë shndërruar në kritikë të fortë të njëri-tjetrit, Edi Ramës dhe analistit Fatos Lubonja po rikthehet në vëmendje, në një moment kur Shqipëria po përballet me protesta dhe të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Përplasja e asaj kohe lidhej me identitetin politik dhe dallimin mes së majtës dhe së djathtës në Shqipëri.

Siç dëgjohet të thotë Rama në atë kohë, në Shqipëri nuk ka të majtë dhe të djathtë, por kjo kundërshtohet fuqishëm nga Lubonja, i cili me tone të ashpra i thotë se “nuk ke identitet politik”.

Lubonja në disa momente e quan Edi Ramën “injorant që bëhesh i majtë dhe i djathtë se kush të mban në karrige”.

Pjesë nga debati

Rama: Në Shqipëri nuk ka të majtë e të djathtë…

Lubonja: Epo duhet të ketë mo, ti nuk e kupton këtë, ti nuk ke identitet akoma, ti nuk e di çfarë je more

Rama: Dëgjo

Lubonja: SI ka mundësi edhe një individ e di çfarë është i majtë apo i djathtë, ka një botëkuptim, si mund të jetë kështu?! Çfarë më mban mua në karrige ashtu jam

Rama: Më dëgjo të të shpjegoj

Lubonja: Po ik ore, injorant

Rama: Në Shqipëri…Në Shqipëri nuk ka

Lubonja: Ti je injorant, je një copë injoranti, ti nuk ke identitet, nuk ke kurajo të thuash ca je, i majtë apo i djathtë. Ti bëhesh i majtë dhe i djathtë se kush të mban në karrige, ky është problemi jot.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›