E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk na paguan, minatorët: Grevë dhe protesta

Nga protestat e minatorëve në Bulqizë

BULQIZE- Vetëm pak ditë pas rifillimit të punës rreth 72 minatorë të Bulqizës kanë paralajmëruar se do ti rikthehen sërish protestave dhe grevës së urisë.

Mësohet se minatorët nuk janë paguar nga firma konçesionare ACR, e cila sipas tyre, thotë se minatorët do të paguhen nga nënkontraktori.

Nënkontraktori shpjegojnë më tej minatorët, thotë se pagat do ti marrin nga firma ACR. Të gjendur në këto kushte minatorët kanë paraljamëruar përshkallëzim të situatës.

Minatorët e Bulqizës u rikthyen në punë pas 3 muajve ndërprerje të saj, pas arritjes së marrëveshjes me kompaninë konçesionare ACR, e cila plotësoi shumicën e kërkesave të minatorëve, përfshirë rritjen e pagës, rritjen e sigurisë në punë etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›