E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha duhet te prononcohet publikisht per pikat e opozites

Saliu duhet te shprehet qarte jo duke folur sikur ka arrore ne goje por duke thene cope do apo sdo ta perfundojme reformen zgjedhore ne muajin mars. Duhet te thoje a eshte dakort ti adresohet ODIHR-it apo Komisionit te Venecias per propozimet e opozites qe nuk i duken te arsyeshme dhe te angazhohet qe reforma zgjedhore te perfundoje. Keshtu eshte shprehur para mediave kru i opozites Edi Rama. Ai ka theksuar qarte se pret qe kryeministri te pranoj hapur ofertat e paraqitura nga opozita. Rama gjithashtu theksoi se opozita nuk eshte kunder krijimit te Gjykates Administrative por eshte kunder formimit te nje tjeter gjykate te korruptuar. Shume kane kerkuar nje gjykate Administrative. Kemi degjuar ate qe kerkoni ashtu sic kenm degjuar edhe spekulim. Ne nuk jemi kunder gjykates administrative por jemi kunder nje gjykate qe shtohet ne hallken e gjykatave te korruptuara te kontrolluara nga Saliu dhe oborri i tij ka theksuar Rama. Po keshtu lideri i PS-se ka dklaruar se opozita eshte gati te nise reformat ligjore te cilat jane dhe shkaku kryesor qe Shqiperia nuk do te marre statusin e vendit kandidat ne BE kete vit. Ai shprehu gadishmerine per fillimin e reformave ligjore per te perfunduar brenda muajit maj te 2012 qe Shqiperia vitin e ardhshem te mos humbe serish ftesen per te marre statusin e vendit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›