E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ndalet KEK-u

KEK-u ka shenuar fitore te shtunen ne Kastriot ne perballje me Flamurtarin te cilin ekip elektricistet e mposhten me rezultat te thelle 30 ne kuader te xhiros se shtate te Superliges se Kosoves ne futboll.

Ne kete menyre KEK-u ka vazhduar me serine pozitive te rezultateve duke ia shkaktuar Flamurtarit humbjen e pare pas pese barazimeve te nje pas njeshme qe i ka regjistruar ekip prishtinas.

KEK-u ka dominuar gjate gjithe ndeshjes dhe si rezultat i kesaj i ka realizuar tri gola.

Epersine fillestare te vendasve ne 10 e ka krijuar goli qe e ka shenuar Florim Berbatovci ne minuten e katert te ndeshjes. Avantazhin e KEK-ut ne 20 e shtoi goli qe e shenoi Krenar Kosumi ne minuten e 59-te te ndeshjes. Kurse rezultatin perfundimtar 30 per KEK-un e vuri Kodraliu ne minuten e 89-te.

Liria - Trepca 89 00

Ndeshja tjeter e xhiros se shtate e Superliges e zhvilluar te shtunen ne Prizren ndermjet Lirise dhe Trepces 89 ka perfunduar pa fitues. Asnjeri ekip nuk ia doli qe gjate 90 minutave te realizoi gol andaj te dyja keto skuadra i ndane piket pasi ndeshje u permbyll me rezultat perfundimtar 00. Ky eshte barazimi i dyte i Lirise ne kete stinor derisa pas shtate xhirove te zhvilluara ekipi prizrenas gjendet ne vendin e shtate ne tabele me 7 pike. Nderkohe edhe per Trepcen 89 ky eshte barazimi i dyte ne kete edicion. Ekipi mitrovicas radhitet ne poziten e trete te tabeles se klasifikimit me 11 pike te mbledhura.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›