E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi prapa me rekomandimet e Raportit te Progresit

Kuvendi i Kosoves miratoi javen e kaluar ne nisje te sesionit vjeshtor Planin e Veprimit te Kuvendit per vitin 2010. Shumica jane projektligje qe dalin si kerkese nga Raporti i Progresit te KE-se.

Kryetari i Kuvendit premton angazhim shtese te punes se Kuvendit derisa deputetet shprehen skeptike nese do te mund ti dalin balle tere projektligjeve qe kerkohen per miratim nga Komisioni Evropian. Ndryshe Agron Demi nga instituti GAP thekson nevojen e koordinimit te planeve te Qeverise dhe Kuvendit.

Sesioni vjeshtor i Kuvendit filloi javen e kaluar me premtimet e ligjvenesve se do te miratohen te gjitha projektligjet te cilat i jane proceduar Kuvendit per miratim. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi thote se kete sesion vjeshtor Parlamenti e ka filluar me kapacitete te shtuara dhe premtoi angazhime shtese te punes se Kuvendit ne menyre qe te miratohen te gjitha projektligjet te cilat i jane proceduar Kuvendit per miratim.

Jemi duke punuar dhe te gjitha ligjet qe i kemi shqyrtuar ne lexim te pare dhe qe jane pjese e raportit te progresit te vitit 2009 do ti permbyllim tha Krasniqi.

Kryetarja e Komisionit per Integrime Evropiane Zylfije Hundozi tha se Kuvendi e ka permiresuar punen e vet sa i perket procesit te integrimeve evropiane por thekson faktin se jane vonuar ne miratimin e ligjeve te kerkuara.

Kryetari ka kerkuar intensifikim ne miratimin e ligjeve deri ne fund te shtatorit qe raporti te jete sa me pozitiv. Kemi te bejme me ligje ne te cilat jane dhene verejte ne 20 ligje qe jane miratuar ne lexim te pare. Jemi pak vone me ligje sepse duhet kohe per kalimin nga leximi i pare dhe nuk mendoj se ne duhet te miratojme ligje jokualitative sepse kete e kerkon KE-ja theksoi Hundozi.

Kryetari i Komisionit te Ligjeve deputeti Bahri Hyseni thote se eshte veshtire qe te mund te miratohet Plani i Veprimit te Kuvendit per kete vit duke ditur se jane shume projektligje qe duhet miratuar. Megjithate Bahri Hyseni shprehet se me nje angazhim shtese do te mund te miratohen projektligjet te cilat kerkohen sidomos nga raporti i progresit te KE-se.

Eshte nje angazhim i jashtezakonshem i Kuvendit me kete plan do te jete shume veshtire duke ditur se kemi shume projektligje per te miratuar per nje kohe te shkurte. Kemi organizuar takime te perditshme te komisioneve parlamentare sidomos te grupeve punuese dhe shpresojme te arrijme te miratojme me kohe planin e veprimit. Ka probleme teknike dhe profesionale por shpresoj te arrijme se paku 27 ligje deri ne fund te muajit deri ne tetor pjesa me madhe do te jete ne lexim te dyte tha Hyseni.

Ndryshe Agron Demi nga instituti GAP thekson nevojen e koordinimit te planeve te Qeverise dhe Kuvendit. Sipas tij Qeveria para disa muajve ka miratuar planin e partneritetit evropian ndersa Kuvendi planin e veprimit e qe bien ndesh njeri me tjetrin.

Kete vit Qeveria ka bere planin per partneritet evropian e cila bie ndesh me planin e veprimit te Kuvendit. Qeveria nuk ka kooperuar me Komisionin dhe kjo ka bere qe plani i veprimit te Kuvendit te jete i pazbatueshem thote Demi.

Deputeti Lulzim Zeneli kritikon Qeverine per mungese te agjendes ne ofrimin e legjislacionit para Kuvendit te Kosoves.

Qeveria nuk ka agjende te veten ne ofrimin e legjislacionit te saj qe Qeveria te mos bej veprime ad-hoc politika ditore dhe Kuvendin ta sjelle para nje akti te kryer pohoi Zeneli.

Nderkaq Aremend Zemaj thote se duke u bazuar ne agjenden e sesionit vjeshtor eshte veshtire te miratohet plani i veprimit per vitin 2010.

Nga 85 sfida qe jane rekomanduar nga Raporti i Progresit vetem 35 deri tani jane adresuar nga Kuvendi i Kosoves. Nderkaq Komisioni Evropian pritet qe Raportin e Progresit per kete vit ta publikoje ne mesin e muajit tetor. RTK

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›