Rriti tarifat ndaj Zvicrës, Trump: Nuk më pëlqeu mënyra se si folën me mua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se urdhëroi një rritje shtesë prej 9% të tarifave ndaj Zvicrës sepse nuk i pëlqeu mënyra se si i foli një zyrtar zviceran, duke i kërkuar atij të anulonte masat.
Në një intervistë me Fox Business, Trump tha se toni i Carina Keller-Schutter, një anëtare e Këshillit Federal Zviceran, të cilën ai gabimisht e quajti “kryeministre”, ishte agresiv.
“Vendosa një tarifë prej 30%, e cila është shumë e ulët. Pastaj mora një telefonatë urgjente nga, mendoj, kryeministrja zvicerane, dhe ajo ishte shumë agresive por e sjellshme, por shumë agresive. Ajo tha: ‘Zotëri, ne jemi një vend i vogël. Nuk mund ta përballojmë këtë. Nuk mund ta mbyllja telefonin,” tha ai.
???????????????? Trump said he raised tariffs on Switzerland because he didn’t like how the Swiss “prime minister” spoke to him.
Switzerland doesn’t have a prime minister.
That’s where we are. ????♂️ pic.twitter.com/zZM8utyDNa
— DD Geopolitics (@DD_Geopolitics) February 11, 2026
Trump deklaroi se i tha zyrtares zvicerane se, pavarësisht madhësisë gjeografike, Zvicra kishte një deficit tregtar prej 42 miliardë dollarësh me Shtetet e Bashkuara.
“Nuk më pëlqeu shumë mënyra se si na foli, kështu që i rrita tarifat në 39% ”, shtoi ai.
Presidenti i SHBA-së pohoi gjithashtu se Zvicra nuk paguante fare tarifa, ndërsa eksportonte produkte në SHBA.
Ai kishte bërë deklarata të ngjashme disa javë më parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.