E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ofronte shërbimet në spitalin publik për përfitime monetare në spitale private, nën hetim mjeku në Fier

Një mjek imazherist i Spitalit Rajonal Fier është venë nën hetim nga prokuroria për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Sipas hetimeve, mjeku imazherist, G.T., gjatë orarit të punës në Spitalin Rajonal Fier nuk ofronte shërbimet mjekësore për pacientët e spitalit publik, por kryente shërbime në spitale private pranë tij, duke përfituar vlera monetare në mënyrë të parregullt.

Veprimtaria korruptive e G.T. është dokumentuar në dy episode të datave 29 dhe 31 tetor 2025, ndërsa gjatë kontrolleve, mjeku u kap duke marrë 27,800 lekë, ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme: 39,155 euro, 1,857,000 lekë, 2,370 paund, 75 dollarë dhe 10 franga.

Mjeku akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›