E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk u ka bërë asnjë dhuratë, fëmijët denoncojnë mamanë

Dy fëmijë të rritur, përkatësisht 23 dhe 20 vjeç, kanë paditur mamanë e tyre, pasi që nga viti 1995, nuk u ka bërë asnjë dhuratë.

Nuk ka shpenëzuar për ta asnjë dollar për dhurata, për diskotekë apo që të blejnë rroba firmato. Për këtë arsye, Steven Miner, 23 vjeç dhe motra e tij, Kathryn Miner, 20 vjeç, kanë vendosur që të padisin mamanë e tyre, duke kërkuar si dëmshpërblim plot 50 mijë dollarë. Motivi për padinë: janë abuzuar emocionalisht. Për avokat kanë zgjedhur pikërisht babanë e tyre, që është divorcuar nga e jëma.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›