TDS realizon album

Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 10:23
Rap-grupi TDS janë në përfundim të realizimit të albumit të tyre të arë, që do të këtë 15 këngë.
“Jemi duke punuar në përgatitjen e albumit tonë më të ri. Tashmë kemi filluar t’i incizojmë këngët të cilat janë duke u bërë në studiot e Florent Boshnjakut. Tetë këngë i kemi të përfunduara, ndërsa albumi do t’i përmbaj rreth 15 këngë”, ka thënë anëtari i “TDS”, Kastriot Rexha për gazetën INFOpress.
Përpos këngëve, Kastrioti ka premtuar edhe bashkëpunime me këngëtarë të ndryshëm dhe DJ, përderisa ka thënë se pushimet e tyre do t’i realizojnë gjatë dimrit.
Njëra prej këngëve të TDS