Nuk zhvishet para adoleshentëve
Nga Express më 18 maj 2011 në ora 08:47
Jennifer Lawrence ka refuzuar të zhvishet para një djali 13 vjeçar me pubertet në një skenë në filmin “X-Men: First Class”.
Aktorja 20 vjeçare – e cila luan rolin e një mutanteje si super-heroinë – paraqitet e zhveshur, por e ngjyrosur me ngjyrë të kaltër në një skenë filmi.
Ajo ka thënë se nuk dëshiron që të tregojë si duket një grua para një djali adoleshent. “Dua të jem grua, por jo para një djali 13 vjeç”, tha ajo.