E Hënë, 2 Nëntor 2026

Numër i lartë udhëtarësh në Morin, lëvizjet kryesisht të qytetarëve nga Kosova drejt bregdetit

Fundjava e fundit e muajit qershor është shoqëruar me një fluks të shtuar udhëtarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinit.

Shumica e kalimtarëve janë shtetas nga qytete të ndryshme të Kosovës, por edhe Zvicra, të cilët kanë si destinacion bregdetin shqiptar.

Për shkak të numrit të lartë të automjeteve, në pikën kufitare janë vënë në funksion të gjitha sportelet me qëllim shmangien e radhëve të gjata. Po ashtu, po aplikohet procedura e përshpejtuar e kalimit për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë hyrë dhe dalë mbi 22 mijë persona dhe 9 mijë automjete.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›