E Enjte, 5 Nëntor 2026

Numër i madh nominimesh për Çmimin “Nobel” për Paqe, mes tyre Trump

Komiteti Norvegjez i Çmimit “Nobel” njoftoi për një numër të madh nominimesh për Çmimin “Nobel” për Paqe të regjistruar për vitin 2021. Sipas tij janë regjistruar 329 nominime, numri i tretë më i lartë i kandidatëve i regjistruar ndonjëherë. Sipas organizatës me seli në Oslo, rekordi prej 376 kandidatësh është arritur në vitin 2016.  “Kjo pasqyron një interes të madh ndërkombëtar për Çmimin Nobel për Paqe”, tha Olav Njoelstad, sekretari i Komitetit të Nobelit.
Nominimet e këtij viti përfshijnë 234 individë dhe 95 organizata. Komiteti nuk zbulon se kush është nominuar, por ata që nominojnë, mund t’i zbulojnë zgjedhjet e tyre. Mes të nominuarëve këtë vit përfshihen ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, lideri i opozitës ruse Aleksei Navalny, liderja në mërgim e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, aktivistja suedeze eklimës, Greta Thunberg, dhe aktivistja e të drejtave në SHBA, Stacey Abrams.
Ndërkohë, organizatat e nominuara janë OBSH-ja, Rrjeti Ndërkombëtar i Kontrollit të Fakteve dhe vëzhguesit e mediave: Reporterët pa Kufij dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. Fituesi i “Nobelit për paqen” pritet të shpallet në  muajin tetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›