Numërimi, 4 vota për Ramën, 2 për Bashën, në njësinë 5

Gjashtë fletë votimi janë hedhur në kutitë e gabuara, ndërsa vijon lufta e votave për Kryetar Bashkie në KZAZ-në 49, në njësinë numër 5 në Tiranë.
Ky konfirmim vjen nga gazetarja për “Ora News”, e cila deklaroi se katër fletë i përkasin kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Edi Rama dhe dy fleta në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha.