E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, diskutohen fletet e hedhura në kutite e gabuara

Komisioni Qëndror Zgjedhor, filloi ashtu sikurse ishte paralajmëruar në orën 18.00. Kryetari i këtij institucioni Arben Ristani deklaroi se tashmë do të fokusohen në numërimin e fletëve të numërimit të panumëruara më parë.
 

Pas shqyrtimit të fletëve të kontestuara dhe numërimit të votave të vlefshme për kryetarin e bashkisë së Tiranës, KQZ vendosi që këto vota t’i shtohen tabelës përmbyllëse të rezultatit të KZAZ-së nr. 47 në Tiranë, që i përket njësisë bashkiake nr. 3.
 

U rivlerësuan votat e kutisë së votimit 17 60, në KZAZ-në 47, në të cilën një votë ishte për Edi Ramën dhe një fletë tjetër i përkiste Lulzim Bashës.
 

Ndërkaq, në qëndrën e votimit 17 61, u gjend një fletë për kryetar Bashkie Lulzim Basha, dy fletë të vlefshme per Partinë Socialiste dhe dy të tjera për LSI-në për këshillin Bashkiak.
 

Në kutinë 17 62/1 u gjendën dy fletë votimi. Ristani deklaroi se një votë i përket Këshillit të njësisë bashkiake, por kjo votë është me kundarfletë dhe nuk mund të konsiderohet e vlefshme dhe një votë tjetër, për kandidat për kryetar bashkie,e cila ishte e rregullt për kandidatin Lulzim Basha.
 

Në kutinë 17 66/1- Dy vota janë në favor të kandidatit Edi Rama dhe një në favor të kandidatit blu Lulzim Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›