Numerimi i kutive, tensione ne Bushat te Shkodres
PS-ja ka vendosur të tërheqë nga KZAZ-ja grupet e numërimit, anëtarët e përfaqësuesit e saj. Duke qenë se kjo forcë politike ka shumicën në këtë KZAZ, procesi nuk ka munduar të vazhdojëSHKODER-Bushati bllokon procesin e numërimit të votave, duke u kthyer ashtu si dhe në zgjedhjet lokale të 2007-ës, zona më problematike në Qarkun e Shkodrës. Dje, rreth orës 01:30, kandidatët për deputetë të PS-së që po ndiqnin procesin e numërimit të votave kanë ndërhyrë, pasi kanë konstatuar ndryshimin e bojës të njërës prej dy vulave të vendosura në fletët e votimit si dhe kanë deklaruar se një kuti votimi ka qenë e thyer. Kjo kuti votimi, dhe pse është kontestuar, është hapur dhe numëruar. Kjo, për faktin se KZAZ-ja ka gjykuar se materiali brenda saj ka qenë i rregullt; procesverbalet dhe kodet po në rregull, ndërsa dëmtimi në anët e saj nuk ka ndikuar në materialin brenda. Pas debateve të ashpra mes tyre dhe anëtarëve të KZAZ-së Nr.41, PS-ja ka vendosur të tërheqë nga KZAZ-ja grupet e numërimit, anëtarët e përfaqësuesit e saj. Duke qenë se kjo forcë politike ka shumicën në këtë KZAZ, procesi nuk ka munduar të vazhdojë. Me bllokimin e procesit të numërimit, forcat e policisë së Shkodrës kanë marrë në dorëzim vendin ku bëhej numërimi.
Partia Socialiste ka akuzuar hapur PD-në për abuzime me votime. Sipas kandidatit për deputet, Tom Doshit është manipuluar procesi. Ndërkohë që Partia Demokratike nga ana e saj akuzon Tom Doshin dhe Ilir Beqjan se po abuzojnë, ushtrojnë presion dhe po pengojnë procesin e numërimit të votave. Socialistët pohojnë se në zonën zgjedhore Nr.42, në dy qendra votimi rezultati është jo i saktë. Bëhet fjalë për qendrën e votimit Nr.181, që i përket fshatit Vig dhe qendrës së votimi Nr.182 ,që i përket fshatit Mnelë, ku rezultati ka dalë 300 me 0 dhe 90 me zero në favor të Partisë Demokratike. Kryetari i degës së PS-së për Shkodrën, Edip Shiroka deklaroi se ky rast i është bërë me dije KQZ-së dhe janë në pritje të vendimeve që do të merren. Në këtë zonë zgjedhore është dhe një kuti e pezulluar, ajo që i përket fshatit Kir.
(d.b/BalkanWeb)