E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, bllokohet numërimi në KZAZ 62. Shkak mosmarrëveshjet mes komisionerëve

Bllokohet numërimi i votave në KZAZ-në numër 62 në Kurbin. Shkak i këtij bllokimi janë bërë mosmarrëveshjet mes komisionerëve të subjekteve politike për procesverbalet e numërimit. Nga kjo KZAZ kanë mbetur pa numëruar edhe 6 kuti të fundit.KURBIN- Bllokohet procesi i numërimit të votave në KZAZ-në numër 62 në Kurbin. Shkak i këtij bllokimi janë bërë mosmarrëveshjet mes komisionerëve të subjekteve të dy partive lidhur me procesverbalet e këtij procesi numërimi.
Mësohet se komisioni i KZAZ-së 62 në Kurbin u tërhoqën edhe për një pushim, pasi orët e gjata të numërimit kanë çuar në lodhjen e tyre..Ndërkohë bëhet e ditur se kane mbetur edhe 6 kuti pa numëruar nga kjo KZAZ të cilat duket se janë përcaktuese për të dy subjektet politike PS e PD, nëse e marrin një mandat. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›