Numërimi i votave, PS do t`i “marrë” sot anëtarin PBDNJ-së

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të miratojë në mbledhjen e sotme vendimin për caktimin e partive që do të propozojnë grupet e numërimit të votave për zgjedhjet lokale.
Ndërkohë sipas Kodit Zgjedhor , grupet e numërimit përbëhen nga katër anëtarë, ku dy prej të cilëve propozohen nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.
Në të njëjtën kohë , ligji zgjedhor parashikon që dy anëtarët e tjerë propozohen nga forca e dyta më e madhe e koalicionit të djathtë dhe forca e dytë e koalicionit të majtë, me kushtin që të kenë ftuar minimalisht dy deputetë në zgjedhje.
Sipas këtij përcaktimi të Kodit Zgjedhor Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forca e tretë politike që do të propozojë një anëtarë të grupeve të numërimit, ndërsa Partia për të Drejtat e Njëriut sipas Kodit Zgjedhor nuk e fiton anëtarin e saj sepse ka një deputet.