Numërimi i votave, kush i kontrollon 65 bashkitë
Deri më tani, 31 bashki janë fituar prej socialistëve, 27 janë marrë nën drejtim nga Partia Demokratike, ndërsa shtatë mbeten ende për t’u parë nga do shkojnë
Dita e dytë e numërimit të votave ka konfiguruar shpërndarjen e pushtetit politik, në pothuajse të gjitha bashkitë në Shqipëri. Deri më tani është e mbyllur fitorja e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” në 31 Bashki. Kandidatët e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” kanë arritur të fitojnë në 27 Bashki, por ende mbetet i hapur rezultati në shtatë Bashki të tjera.
Bashkia e Tiranës mbetet ende e hapur për të parë se kush do të triumfojë, për shkak se ditën e parë të numërimit ka udhëhequr kandidati Edi Rama, ndërsa ditën e dytë Lulzim Basha. Në këtë qark, socialistët kanë arritur të marrin Bashkinë e Kavajës, ndërsa demokratët kanë fituar bashkitë e Vorës, Rrogozhinës dhe Kamzës.
Në këtë qark rezulton se socialistët kanë fituar katër bashki, duke përfshirë atë të Beratit, Urës Vajgurore, Kuçovës dhe më tutje atë të Poliçanit. Partia Demokratike dhe kandidatët e saj kanë arritur të fitojnë Bashkinë e Çorovodës.
Në qarkun e Dibrës socialistët kanë fituar drejtimin e Bashkisë së Burrelit, ndërsa demokratët kanë marrë Bashkinë Peshkopi, atë Klos dhe Bulqizën. Ndërkohë në Bashkinë e Durrësit vazhdon i njëjti problem si me Tiranën, ku vihet re një avantazh i lehtë por i qëndrueshëm i kandidatit të opozitës, Vangjush Dako. Në këtë qark socialistët kanë marrë tanimë drejtimin e Bashkisë së Fushë-Krujës, ndërsa demokratët kanë marrë bashkitë Sukth dhe Manzë.
Bashkia e Elbasanit është e fituar prej kandidatit socialist Qazim Sejdini, ndërsa socialistët kanë marrë edhe drejtimin e Gramshit. Në këtë qark koalicioni “Aleanca për Qytetarin” ka rezultuar fituese në bashkitë: Belsh, Cërrik; Peqin; Përrenjas dhe Librazhd.
Bashkinë e Gjirokastrës e ka fituar kandidati socialist Flamur Bime, ndërsa kampi i tij politik ka fituar edhe Memaliajn, Tepelenën, Këlcyrën dhe Përmetin. Në këtë qark demokratët kanë mundur të marrin vetëm drejtimin e Bashkisë së Libohovës.
Në Bashkinë e Korçës është afër nxjerrjes fitues kandidati socialist Niko Peleshi dhe kandidatët e koalicionit të opozitës kanë fituar tanimë në bashkitë Ersekë dhe Pogradec. Demokratët kanë marrë tri bashki në këtë qark, ku përfshihen Maliqi, Leskoviku dhe Bilishti.
Partia Socialiste ka marrë Bashkinë e Hasit në qarkun e Kukësit, por demokratët kanë marrë drejtimin e Kukësit dhe ‘Bajram Currit’. Në qarkun e Lezhës socialistët kanë fituar tri bashki dhe konkretisht atë Rrëshen, Rubik dhe Laç. Demokratët kanë mbajtur kontrollin e Bashkisë së Lezhës dhe të Mamurrasit. Bashkia e Vlorës është fituar prej kandidatit socialist Shpëtim Gjika, ndërsa është fituar edhe Bashkia e Himarës, ajo e Orikumit, Konispolit dhe Sarandës. Partia Demokratike në këtë qark ka fituar vetëm Bashkinë e Delvinës. Përveç Tiranës dhe Durrësit, që ende janë të hapura, nuk ka informacione për Bashkinë e Roskovecit, Selenicës dhe Shijakut, ndërsa demokratët udhëheqin ngushtësisht në Koplik dhe në Krujë. D.M.
Të fituara nga Partia Socialiste
Qarku Berat
Berati
Ura Vajgurore
Kuçova
Poliçani
Qarku Dibër
Burreli
Qarku Durrës
Fushë-Kruja
Qarku Elbasan
Elbasani
Gramshi
Qarku Fier
Fieri
Patosi
Lushnja
Divjaka
Ballshi
Qarku Gjirokastër
Gjirokastra
Memaliaj
Tepelena
Këlcyra
Përmeti
Qarku Korçë
Korça
Erseka
Pogradeci
Qarku Kukës
Kruma
Qarku Lezhë
Rrësheni
Rubiku
Laçi
Qarku Tiranë
Kavaja
Qarku Vlorë
Vlora
Himara
Orikumi
Konispoli
Saranda
Të fituara nga Partia Demokratike
Qarku Berat
Çorovoda
Qarku Dibër
Peshkopia
Klosi
Bulqiza
Qarku Durrës
Sukth
Manza
Qarku Elbasan
Belshi
Cërriku
Peqini
Përrenjasi
Librazhdi
Qarku Gjirokastër
Libohova
Qarku Korçë
Maliqi
Leskoviku
Bilishti
Qarku Kukës
Kukësi
Bajram Curri
Qarku Lezhë
Lezha
Mamurrasi
Qarku Shkodër
Shkodra
Vau Dejës
Fushë-Arrëzi
Puka
Qarku Tiranë
Vorë
Rrogozhina
Kamza
Qarku Vlorë
Delvina
Ende në diskutim
Durrësi
Tirana
Kopliku PD+
Kruja PD+
Roskoveci ??
Selenica ??
Shijaku ??