E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numërimi i votave për Tiranën, KQZ: Procesi do të nisë nesër

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 18:00 për të përcaktuar kohën dhe proceduarat e numërimit të fletëve të hedhura në kutinë e gabuar.

Në një prononcim për "Ora News" zëdhënësi i KQZ-së Leonard Olli theksoi se po përgatitet projekt akti për zbatimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor për hapjen e të gjitha kutive dhe numërimit të fletëve të hedhura në kutinë e gabuar.
 

Sipas Ollit nëse në mbledhjen e pasdites do të miratohet projekt akti atëherë nesër në orën 10:00 KQZ-ja do të nisë nga puna për numërimin e 368 qëndrave të votimit.
 

Më tej Olli ka sqaruar se nesër do të hapen zarfet me fletët e kontestuara dhe të cilësuara të pavlefshme pasi janë hedhur në kutinë e gabuar dhe jo ato fletë të cilët janë quajtur të pavleshme se kanë pasur shënime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›