PS-ja mbledh nesër Asamblenë Kombëtare

Partia Socialiste do të mbledhë nesër Kongresin e partisë ku protet të diskutohet mbi qëndrimet që do mbajë politikisht pas tejzgjatjes së procesit zgjedhor.
Asambleja Kombëtare e cila do të mblidhet nesër në orën 11:00 pritet të hapet nga kryetari i PS-së, Edi Rama.
Nuk dihet ende nëse Asamblesë do t`i propozohet një formë reagimi siç janë protestat popullore, për vetë faktin se ende nuk ka përfunduar numërimi i kutive të tjera në Tiranë.
Gjithashtu pritet që nesër Asambleja të marrë vendime edhe për rifreskimin e strukturave të larta të partisë.