Numërohen 1231 qendra, e majta sërish tek 84 mandate
Deri më tani janë numëruar 1231 kuti votimi nga 5508 në total dhe sërish koalicioni i majtë është në avantazh të thellë në krahasim me koalicionin e djathtë.
Sipas projeksioneve, koalicioni i majtë merr
E djathta humbet 8 përqind në krahasim me vitin 2009, kurse koalicioni i majtë fiton 13.4 përqind në krahasim me zgjedhjet e shkuara.
Në Tiranë koalicioni i majtë merr 19 mandate, kurse koalicioni i djathtë merr 13 mandate.
Në Fier koalicioni i majtë merr 11 mandate, kurse koalicioni i djathtë merr 5 mandate.
Në të gjitha qarqet, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve./ep