E Diel, 1 Nëntor 2026

Numërohen 35 nga 36 kutitë e votimit në Himarë, cila forcë politike kryeson

Në Zonën e Administrimit Zgjedhor nr. 89 që përfshin bashkinë e Himarës, procesi i numërimit të votave është drejt përfundimit, me 35 nga 36 kutitë e votimit të përfunduara dhe vetëm një kuti në proces.

Sipas rezultateve paraprake:

Partia Socialiste (PS) ka marrë 3,032 vota

Partia Demokratike (PD) ka grumbulluar 2,355 vota

Partitë e tjera kanë marrë së bashku 603 vota

Vota të pavlefshme janë regjistruar 230

PS mban aktualisht një epërsi prej 677 votash ndaj PD-së. Procesi ka vijuar në mënyrë të qetë dhe pa incidente, ndërsa vëzhguesit kanë qenë të pranishëm në çdo hap të numërimit.

Vizion Plus do t’iu sjellë në kohë reale 24 orë gjithçka nga zgjedhjet parlamentare të 11 majt, rezultatet live, ndarjen  e mandateve, votat për kandidatët dhe votën e diasporës përmes platformës së mëposhtme.

GJITHÇKA NGA ZGJEDHJET 2025/ REZULTATE LIVE/ EMRAT E KANDITATËVE

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›