E Diel, 1 Nëntor 2026

Numërohen 84% të fletëve të votimit, Netanyahu siguron 54 mandate, ndërsa opozita 49

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Izrael, të publikuara nga Komiteti Qendror i Zgjedhjeve, tregojnë se blloku i udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu ka siguruar 54 mandate, ndërsa blloku i drejtuar nga Gadi Eisenkot, nga partia Yashar, ka marrë 49 mandate.

netanjahu

Sipas të dhënave të publikuara deri në orën 12:34, me 84,5% të kutive të votimit të numëruara, partitë arabe, përkatësisht Lista e Përbashkët dhe Ra’am, arrijnë në 17 mandate.

Ndërkohë, disa parti mbeten nën pragun elektoral prej 3,25%, të nevojshëm për të hyrë në parlamentin izraelit. Partia e Rezervistëve ka marrë 2,7% të votave, Partia e Popullit të Izraelit 1,6%, ndërsa Charedi Public vetëm 0,2%.

Komiteti Qendror i Zgjedhjeve thekson se rezultatet janë paraprake dhe mund të ndryshojnë gjatë vijimit të procesit të numërimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›