Numërohen mbi 93% e votave, si renditen partitë politike në Kosovë

Janë numëruar 93.23% e votave në Kosovë. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.01% të votave, ose 322,376 vota.
Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.46% apo 176,570 vota, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.66% ose 138,833 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate kanë siguruar 7.51% të votave, ose 59,039 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 3.88 %, apo 30,485 vota. Koalicioni për Familje ka siguruar 2.29%, ose 17,986 vota.
/vizionplus.tv