E Diel, 1 Nëntor 2026

Numri 2 i qeverisë: Shqipëria e prekur nga kriza ekonomike, por kemi stabilitet

Tiranë, 12 Korrik, NOA Pavarësisht impaktit të krizës globale ekonomike dhe financiare, Shqipëria ka treguar stabilitet makroekonomik.

Këto janë fjalët që kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i ka pohuar shefit të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, Gervin Bell mbi treguesit ekonomikë aktualë në vend, gjatë një takimi të përbashkët.

Me anë të këtij pohimi, i bie që numri 2 i qeverisë të ketë pranuar prekjen e Shqipërisë nga kriza ekonomike, deklaratë e cila në fakt u shkon për shtat akuzave që po mbërrijnë përditë drejt qeverisë nga ana e opozitës.

Kjo e fundit nuk rresht së akuzuari qeverinë se ajo po e fsheh krizën dhe impaktin që ka shkaktuar në ekonominë vendase kriza globale ekonomike.

E duket se me deklaratën që Shqipëria ka patur impakt nga kjo krizë, zëvendësi i qeverisë, Ilir Meta, i ka dhënë të drejtë në njëfarë mënyre opozitës, edhe pse e ka rregulluar këtë me pohimin e mëpasëm se vendi ka treguar stabilitet makroekonomik.

Ndërkaq, edhe vetë bashkëbiseduesi i tij, shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, Gervin Bell, gjatë një interviste të dhënë sot për mediat, ka pohuar se megjithë ndikimet nga kriza ekonomike globale, duhet vlerësuar shifra e rritjes ekonomike prej 2-3 % që ka patur Shqipëria.

Duke vënë në dukje krahasimin me vendet e tjera të rajonit, të cilat nuk e kanë kapur dot një kuotë të tillë për rritjen ekonomike.

Ndërkaq, Meta ka shtuar se prioriteti i qeverisë shqiptare, ka qenë dhe vazhdon të mbetet ruajtja e stabilitetit makroekonomik në funksion të një rritje ekonomike afatgjatë dhe të një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm.

Ai nuk harroi gjithashtu të vlerësojë as edhe kontributin që po jep FMN në mbështetje të stabilizimit të ekonomive evropiane.

Në këtë kontekst, ai theksoi se rekomandimet e FMN kanë qenë dhe do të jenë shumë të rëndësishme për Shqipërinë duke nënvizuar nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë edhe në të ardhmen.

E në kuadër të kësaj, Meta dhe Bell vlerësuan bashkëpunimin e suksesshëm në të kaluarën mes Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar duke vënë në dukje se Shqipëria ka qenë një histori suksesi.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›