E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxehet gara

Kur kane mbetur me pak se pese dite deri te mbajtja e Kuvendit Zgjedhor te Federates se Basketbollit te Kosoves FBK gara per kete post ka filluar te nxehet.

Kryetari aktual i FBKse Erolld Belegu dhe kryetari i klubit te Pejes Fatmir Gashi jane dy kandidaturat per postin e te parit te basketbollit kosovar per mandatin katervjecar.

Por pas mbylljes se afatit drejtori i perkohshem i Sigal Prishtines Artan Rugova ka shprehur pakenaqesi me menyren se si kandidatet per kryetar po mundohen te sigurojne vota nga delegatet para Kuvendit Zgjedhor.

Shtepia e basketbollit kosovar te henen ka njoftuar se pervec Bordit te saj edhe Superliga - e udhehequr nga drejtori i saj Nuredin Ibishi - e ka kandiduar Erolld Belegun edhe per nje mandat tjeter katervjecar. Por Rugova i cili njeheresh eshte edhe nenkryetar i FBK-se dhe drejtor i perfaqesueseve te Kosoves e mohon kete.

Ne emer te Sigal Prishtines sqaroj se ky klub nuk e ka mbeshtetur kandidaturen e Belegut edhe pse na eshte kerkuar qe ta bejme me shkrim nje gje te tille ka deklaruar Rugova per Express.

Ai ka pohuar se Ibishi ne njefare menyre po u bene presion klubeve ta mbeshtesin kandidaturen e Belegut.

Qe nje vit zoteri Ibishi nuk e ka pa te arsyeshme te mbaje mbledhje te Superliges. Ndersa brenda kater diteve para se te emerohen kandidaturat ai ka kerkuar te mbahen dy mbledhje te Superliges vetem e vetem qe ti jepet mbeshtetja Belegut per kryetar federate theksoi Rugova.

Ne mbledhjen e fundit te Superliges kane marre pjese vetem dy perfaqesues te klubeve Havolli nga EuroSport dhe Braha nga Trepca. Ndersa ai Ibishi ne nje komunikate ka shkruar se njezeri Superliga e kandidon Belegun per kryetar gje qe nuk eshte e vertete perfundoi ai.

Gazeta Express ka provuar te kontaktoje me drejtorin e Superliges Nuredin Ibishi por kjo ka qene e pamundur.

Ne anen tjeter as kreu aktual i FBK-se i cili po e kerkon edhe nje mandat tjeter katervjecar Erolld Belegu nuk ka dashur ti komentoj deklaratat e Rugoves me arsyetimin se nuk i takon me kete rast te flase rreth kesaj ceshtjeje.

Kuvendi Zgjedhor mbahet te shtunen ku per kryetar te FBK-se do te garojne kryetari aktual Erolld Belegu dhe kreu i klubit te Pejes Fatmir Gashi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›