Nxënësit bëjnë art në gjimnaze, nga mozaiku “Shqipëria” te veprat e Kolë Idromenos

Në vitin e Gjuhës Shqipe dhe në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit, gjimnazistët kanë sjellë në jetë disa prej veprave më të rëndësishme të artit shqiptar.
Në këtë projekt të veçantë, nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” kanë zgjedhur mozaikun “Shqipëria,” i krijuar nga disa prej piktorëve më të njohur shqiptarë.
“Te ne erdhi mozaiku i cili gjendet në ballinën kryesore të Muzeut Kombëtar i cili u propozua nga ministria e arsimit dhe u prit shumë mirë nga ne duke marrë parasysh që në të shpaloset historia e Shqipërisë”, tregon një nxënës.
“Grupi i punës i cili u përkushtua në këtë aktivitet u mundua që secili prej personazheve të sillej sa më mirë të ishte e mundur”, thotë një tjetër.
“Për mua ishte një nder sepse ishte një personazh me emër dhe shumë vlerë. Le të themi qëpersonifikon të gjithë shqipëtarët që sakrifikuan jetën e tyre për një Shqipëri të lirë”, shprehet një nxënëse.
“Unë jam angazhuar shumë me projekte dhe aktivitete të “Ismail Qemalit” por ky ka qenë ndr projektet më të vecanta. disa detaje shumë të vogla që mbase nuk duken në fillim por luajnë një rol kyç në origjinalitetin e fotos dhe përshtatjen sa më mirë me origjinalen”, tregon një tjetër.
Në gjimnazin “Petro Nini,Luarasi” është përzgjedhur një tjetër vepër, të cilën nxënësja Fiorenca Bardhi e ka risjellë me kujdes dhe pasion.
“Unë zgjodha pikërisht pikturën e Motrës Tone të Kolë Idromenos një piktor, artist i njohur shqipëtar që në fëmijëri është një pikturë që më ka ngelur në mendje”, shprehet një nxënëse.
Këto projekte forcojnë përkushtimin e të rinjve për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë tonë kulturore. /vizionplus.tv