E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxënësit e Zapodit drejt finales së Festivalit të Shkencës, shkolla “Imer Mata” në Kukës, fiton në rang qarku, finalja më 25 prill

Festivali i Shkencës është një ndër nismat më të rëndësishme të këtij viti shkollor, një hap domethënës për t’i dhënë pasionit për shkencën një vend të rëndësishëm në shkollat e mesme.

Shkolla e mesme e bashkuar “Imer Mata” në fshatin Zapod të Kukësit, mori pjesë në këtë konkurs ku fitoi në rang qarku.

Drejtori i kësaj shkolle Haxhi Sinanaj tha se ky projekt vë në zbatim njohuritë e nxënësve në shumë lëndë mësimore.

“Zbatueshmëria e këtij projekti mbledh shumë lëndë qoftë përmes pajisjeve teknologjike etj. dhe nxënësit përfshihen duke e bërë dhe jo vetëm duke dëgjuar”, u shpreh Haxhi Sinanaj,  Drejtor i shkollës “Imer Mata”, Zapod.

Ky projekt i suksesshëm i çon nxënësit një hap më pranë finales së 25 prillit, ku do të përballen me më të mirët për të përfaqësuar denjësisht shkollën dhe qarkun.

Gazetare: I. Bajraktari     

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›