Nxënësit e klasave të 9-ta, nga viti 2023, do të informohen për mënyrën e zhvillimit të karrierës së tyre

Nxënësit e klasave të 9-ta, nga viti i ardhshëm, do të mund të informohen dhe orjentohen për mënyrën se si të zhvillojnë karrierën e tyre. Ndryshime të tjera për këtë vit parashikohet të prekin edhe shkollat speciale, të cilat do të kthehen në qendra burimore, duke ofruar më shumë aktivitete për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Nisma është huazuar nga modele që aplikohen në shkollat e arsimit parauniversitar në Evropë. Nëpërmjet implementimit të shërbimit të zhvillimin të karrierës në institucionet tona arsimore, nxënësit do të mund të ndërtojnë kompetenca, të zhvillohen në mënyrë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse, si dhe të përballojnë me sukses tregun punës.
Ndërsa ndryshime të tjera për vitin e ardhshëm parashikohet të ketë edhe në shkollat speciale, ku mësojnë nxënësit me aftësi të kufizuar.
Të njëmbëdhjetë shkollat speciale në të gjithë Shqipërinë do të kthehen në qendra burimore, ku shërbimi që do të ofrojnë për nxënësit parshikohet të jetë më i mirë, do të ketë shumë aktivitete të tjera për t’i bërë më funksionale dhe për tu ardhur më shumë në ndihmë jo vetëm nxënësve, por edhe prindërve dhe familjeve të tyre.
Ndërsa nga viti i ardhshëm shkollor është vendosur që tekstet do të ofrohen falas çdo vit për nxënësit e klasave nga e 1- 3-tën, pra pa pasur detyrimin ti dorezojnë librat për ti përdorur nxënësit e tjere.
Në përdorim tekstet do të vijojnë të jepen nga klasa 4- 9. Ky ndryshim është bërë për të favorizuar më të vegjlit, të cilët e kanë të vështirë të mirëmbajnë libat siç duhet, ndërsa më të rriturit të ngarkohen me përgjegjesi dhe të edukohen për mirëmbajtjen e tyre.
/rtsh/