Nxënësit e shkollave aksion pastrimi në Ditën e Tokës, pastrim në 2 monumentet e rëndësishme të qytetit të Durrësit

Dy monumentet më të rëndësishme të qyetit të Durrësit, siç janë forumi bizantin dhe amfiteatri antik i janë nënshtruar në kuadër të ditës së tokës një pastrimi të imtësishëm.
Aksioni i pastrimit është ndërrmarë nga nxënësit e shkollave të mesme në Durrës, me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve për trashëgiminë si pasuri e të gjithëve
Në kuadër të 22 prillit, ditës së Tokës, nxënës të shkollave të mesme në Durrës kanë marrë pjesë në një aksion pastrimi për dy monumente të rëndëishme të qyetit, siç janë forumi bizantin dhe amfiteatri antik.
Fillimisht nxënësit janë informuar për vlerat dhe rëndësinë historike dhe arkeologjike të këtyre monumenteve.
Antigoni Gjergji, specialiste e arkeologjisë, shprehet se aktiviteti në fjalë synon ndërgjegjësimin e të rinjve për trashëgiminë si pasuri e të gjithëve dhe pjesë tepër e çmueshme e mjedisit urban.
Bashkëpunimi me të rinjte do të vazhdojë edhe për pjesën e mbetur të zonës arkeologjike dhe historike, për të siguruar një paraqitje dinjitoze të saj gjatë sezonit veror, kur pritet që vizitat në qytet të rriten ndjeshëm.
/rtsh.al/