E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxënësit sjellin artin e festave të Nëntorit në shkolla

TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ – Në shkollat e vendit prej ditësh ndihet atmosfera e festave të 28 dhe 29 Nëntorit, me dekorime dhe punime të nxënësve për Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa prej krijimeve të realizuara nga nxënësit në kuadër të programit “Art dhe Zeje”. “Gjithçka merr jetë falë duarve të fëmijëve, përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve”, shkruan ai.

Programi “Art dhe Zeje”, i cili nxit kreativitetin përmes vizatimit, pikturës dhe punimeve me dorë, këtë vit është zgjeruar në 100 shkolla të tjera. Shqipëria feston këtë javë 113-vjetorin e Pavarësisë dhe 81-vjetorin e Çlirimit.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›