Nxirren 11 trupa nga varri masiv
Zyrtare te BE-se thone se kane nxjerre 11 trupa, mes tyre edhe ato te 4 femijeve ne nje varr masiv te zbuluar javen e kaluar ne Kosove. Eshtrat u gjenden ne varrezen masive ne fshatin Kmetofc rreth pese kilometra larg qytetit te Gjilanit, njofton nepermjet nje komunikate per shtyp Zyra per Informim e Misionit Evropian per Polici dhe Gjyqesine Kosove (EULEX). Operacioni treditor per zbulimin e varrezes u shtri ne nje siperfaqe prej rreth 380 m2, ndersa eshtrat jane gjetur te shperndara ne nje hapesire prej 68 m2 dhe ne thellesi deri ne 1.15 m. Sipas kesaj komunikate, eshtrat jane transferuar ne Seline e Zyres per Persona te Pagjetur dhe Mjekesi Ligjore te EULEKS-it per identifikim dhe autopsi. Trupat mendohet te jene viktima te luftes ne Kosove ne vitet ’90, mes shqiptareve dhe forcave serbe te sigurise. Edhe 10 vjet pas perfundimit te luftes, ende figurojne mbi 2 mije persona te zhdukur.