E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, punëtoret kërcënojnë: Do hedhim fabrikën në erë

"Njerëzit nuk kanë çfarë të humbasin më, do t'i shkojnë deri në fund", deklaroi një nga katër përfaqësuesit e punëtorëve të shoqërisë "Nortel".

Shoqëria, filiali francez i prodhuesit kanadez të pajisjeve të komunikimit, deklaroi në 28 maj se ishte në prag të falimentimit. "Nëse administratorët nuk do të marrin përgjegjësitë e tyre, impianti rrezikon të hidhet në erë", paralajmëroi përfaqësuesi i punëtorëve, i cili nuk pranoi të identifikohej.

"Nëse mbledhja ndërmjet administratorëve juridikë francezë dhe atyre britanikë që do të kryejnë procedurat e falimentimit, nuk do të jetë konstruktive, atëherë askush nuk do të mund ta kontrollojë situatën", shtoi ai.

Përfaqësuesi i punëtorëve pohoi se ata kërkojnë që në rastet e shkurtimeve të vendeve të punës, çdo punëtor të dëmshpërblehet me 100 mijë euro. Kjo situatë u krijua edhe me punëtorët e "New Fabris di Chatellerault", që më 31 qershor kërcënuan se do ta hidhnin në erë fabrikën e tyre nëse nuk do të merrnin 30 mijë euro për shkurtimin e vendit të punës.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›