Nxitja e frymës sportive, uniforma të reja dhe pajisje për ekipet sportive në shkolla

Komiteti Olimpik Shqiptar, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ka nisur paisjen me uniforma të reja të nxënësve të ekipeve sportive në shkollat e ndryshme te vendit.
Kjo është pjesë e projektit për nxitjen e frymës sportive.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte të shtunën në Mat.
Ajo takoi nxënësit e ekipeve sportive të Klosit, Bulqizës dhe Burrelit, të sapo pajisur me uniformat e reja.
“Këtë vit janë siguruar uniformat e reja dhe pajisje sportive për 760 ekipe sportive, me rreth 10 mijë nxënës në shkollat e vendit” tha zonja Manastirli.
Ajo bëri të ditur se me buxhetin e vitit 2024 do të synohet zgjerojmi i disiplinave sportive në shkolla dhe investimet për palestra dhe terrene sportive.
/ rtsh.al /