E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxitja e punesimit

Lideret e Bashkimit Europian jane mbledhur ne nje samit dyditor në Bruksel. Në fokus te ketij takimi është ndërmarrja e nje sërë nismash qe do te ndihmojne ne uljen e papunesise vecanersiht tek te rinjte.
Lideret po shqyrtojnë mundesinë e caktimit të një shume prej 6 miliard euro për nxitjen e punësimit në dy vitet në vazhdim.
Keto para do te perdoren per zbatimin e programeve qe ofrojne mundësi punësimi dhe trajnime profesionale per te rinjte nen moshen 25 vjec.
Kryeministri irlandez ka deklaruar se kjo eshte nje dite e rendesishme per te gjithe qytetaret e Bashkimit Europian por më ne vecanti per 26 milionë te papunet.
Drejtuesit e vendeve europiane ne kete samit kanë rënë dakord edhe për dy pika të tjera të rëndësishme. E para eshte ndarja proporcionale e kostove te deshtimeve mes bankave dhe investitoreve. Vendimi i dytë i rëndësishëm është miratimi i buxhetit afatgjate të BE-se 2014-2020. Për këtë periudhe planifikohet të shpenzohen 1 trilion euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›