E Diel, 1 Nëntor 2026

Orkestra e RTSH-se ne hollin veror Gjon Simoni

Orkestra simfonike e Radio Televizionit Publik Shqiptar jep më 28 qershor një koncert nën drejtimin e të riut Gridi Kraja. E vetmja orkestër soliste në vend në një ditë pune në kushtet e vapës

është vërtet një ditë vere për Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar para koncertit të nesërm në hollin “Gjon Simoni”. 

Është timpanisti i Orkestrës në pozitën e dirigjentit, Gridi Kraja. Ai ka përcaktuar solistët dhe programin. 

Dubël koncerti për violinë dhe violoncel i Johanes Brahms është i pari recital për Nevila Dergjinin e cila interpreton përkrah kolegut Andi Alimemaj. 

Pesëdhjetë vjeçe Orkestër, e vetmja orkestër soliste në vend me një stinë koncertore të programuar mirë dhe qartë.

E prapë ajo konsiderohet si të ishte shtojcë e departamenteve të shumtë të Radio Televizionit Publik, aq sa kur s'ka sallë koncertesh këndon në oborrin e vet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›