Nxori sekretet shtetërore, dënohet me 10 vite burg ish-kryeministri i Pakistanit

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan është dënuar me 10 vjet burg për nxjerrje të sekreteve shtetërore.
Khan është aktualisht në burg ku po vuan dënimin prej 3 vitesh për akuzat e korrupsionit. Ish kryeministri i ka quajtur të motivuara politikisht të gjitha akuzat ndaj tij.
Ai u rrëzua nga qeveria nga kundërshtarët e tij si kryeministër në vitin 2022.
Ish-ministri i Jashtëm Shah Mahmood Qureshi u dënua gjithashtu me 10 vjet burg nga gjykata speciale.
E ashtuquajtura “Çështja e kodit” rrotullohet rreth rrjedhjes së supozuar të korrespondencës sekrete diplomatike të dërguar nga ambasadori i Pakistanit në Uashington në Islamabad kur Khan ishte kryeministër, raporton BBC.
Prokuroria tha se veprimet e ish kryeministrit Khan përbënin zbulimin e një dokumenti të klasifikuar dhe dëmtimin e marrëdhënieve diplomatike.
/rtsh.al/