O sot, o kurrë gjeneral!
Keto dite eshte shkruar e folur shume per rrefimin e gjeneralit Luan Hoxha tek Ambasadori Amerikan. Biseda eshte komentuar gjere e gjate nga media shqiptare; une do doja te ndalesha ne nje moment thelbesor: pse ende hesht gjenerali Hoxha?
Biseda mes gjeneralit Hoxha dhe ambasadorit ka ndodhur; ky eshte fakt. Biseda eshte kerkuar nga vete gjenerali Hoxha pasi ndjehej i pasigurte; edhe ky eshte fakt. Biseda ne thelb te saj tregon se gjenerali ka sqaruar se tere projekti i Gerdecit ka ndodhur jashte kontrollit te gjeneralit Hoxha. E besueshme; e pranueshme per kedo qe e di si vepron mafia shqiptare dhe sidomos nje fare Fatmir Mediu, si pjese e kupoles se saj.
Po ashtu, nga biseda meson se gjeneral Luan Hoxha personalisht eshte kercenuar nga nje i ri qe, i ka kerkuar gjeneralit qe ti hape rrugen projektit famekeq te Gerdecit. Gjithashtu, biseda tregon edhe me teper, se gjenerali me mjetet e tij na e paska konfirmuar se ky i ri “trim” na paska qene djali i Berishes.
Dhe se fundmi, por jo e fundit, se ambasadori e paska keshilluar gjeneralin te rrefehet ne prokurori, te deshmoje tere te verteten perpara drejtesise. Keshilla e duhur per nje burre trim. Po a eshte trim gjenerali yne?
Ne nje shtet te lire e disi demokratik, i pari duhet te ishte nje tjeter burre trim; duhet te ishte vete Sali Berisha qe duhet ti kerkonte gjeneralit te rrefehej teresisht. Nje kerkese e tille do ndihmonte se pari vete Berishen, por do ndihmonte edhe gjeneralin, do ndihmonte shqiptaret dhe Shqiperine, do ndihmonte edhe miqte e Shqiperise kudo neper bote.
Por, kjo mund te ndodhe vetem nese Berisha ndjehet “i lire” nga historia e Gerdecit, apo jo? Qartazi kjo eshte nje utopi: Berisha nuk eshte i “lire” nga Gerdeci; nuk eshte trim, nuk e ka kulturen e duhur dhe as eshte ai qe perpiqet te shitet si demokrat safi perpara popullit. Mungesa e ketij gjesti vetem se deshmon edhe njehere se cfare perfaqeson Sali Berisha, sido qe ta shkruaje historine Beqir Meta nga Shengjergji.
Por, si nje ish oficer i larte, madje me i larti ne ushtrine shqiptare, gjenerali Hoxha duhet te kete kurajon dhe te ndjeke keshillen e ambasadorin amerikan; te tregoje perpara prokurorise, por edhe perpara tere shqiptareve, te verteten e bisedes se tij me ambasadorin amerikan. Eshte moment historik: nese e hedh kete hap, gjenerali tregon se eshte vertet i pafajshem, se i meriton vertet yjet e gjeneralit, se ka trimerine dhe nderin e oficerit per ti sherbyer edhe me sakrificen sublime atdheut. Pa medyshje ky hap do ishte pikenisja e shkaterrimit te mafies ne Shqiperi.
Ne te kunderten, do te mbetet nje sherbetor i saj, gjithmone i trembur dhe asnjehere i sigurte per vehten dhe familjen e tij. Pas kesaj qe ndodhi, nuk ka rruge tjeter gjenerali: ose fol sot e shpeto Shqiperine, ose mbaj mbi kurriz pergjegjesine dhe perballu me drejtesine per sa ndodhi ne ate fatkeqesi tragjike.
O sot o kurre gjeneral.
