E Diel, 1 Nëntor 2026

“O të mjerë, koha juaj ka marrë fund”, Berisha paralajmëron protestën e rradhës: Do të jetë më e madhja

Në mbyllje të protestës së 20 Shkurtit, kryetari i PD-së Sali Berisha tha për mediat se, protesta e rradhës do të njoftohet shumë shpejt.

Ai paralajmëroi se ajo do të jetë kombëtare dhe sipas tij, “do të jetë më e madhja”.

“U them para jush, o të mjerë, koha juaj ka marrë fund. Tani është koha e qytetarëve, guximit qytetar dhe përgjegjësisë së tyre. Unë e di se ju si luftëtarë të paepur prisni me padurim aktin e radhës të kryengritjes sonë paqësore. Do t’ua njoftojmë shumë shpejt, do të jetë kombëtar, do të jetë më i fuqishmi. Edhe një herë mirënjohje pa kufij për ju, përgëzime guximtarë që mposhtët në sheshet dhe rrugët e Tiranës të keqen e madhe, regjimin e Edi Ramës”, u shpreh ai.

LEXO EDHE: “Nuk kursyen as besimtarët në xhami”, Berisha: Hiq dorë nga sulmi ndaj selisë së PD-së, jemi të gatshëm të përgjigjemi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›