Mbyllet protesta e Opozitës, 25 të shoqëruar deri tani

Me fjalën e kreut të PD-së, Sali Berisha nga selia blu, u mbyll edhe protesta e katërt e Opozitës.
Përveç të lënduarve, protesta u shoqërua edhe me arrestime nga policia.
Bëhet me dije se, deri tani janë shoqëruar rreth 25 persona.
Protesta u shoqërua me momente ku policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt protestuesve që kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në disa raste. Gazi lotsjellës nuk kurseu as selinë e PD-së.
Ka patur gjithashtu edhe raportime për protestues të lënduar.
LEXO EDHE: VIDEO/ Momenti i frikshëm! Protestuesi goditet në kokë